Monday, December 7, 2015

Italy, Rome awaiting majestic Jubilee event, increased security measures

Kryeqyteti italian Roma është në pritje të eventit madhështor të Vitit Jubilar të Mëshirës proklamuar nga Papa Francesko prej datës 8 dhjetor 2015 e deri më 20 Nëntor 2016.
Prej ditës së dielë në këtë qytet ka nisur veprimi i një plani special mbi mbikqyrjen e rendit e sigurisë publike hartuar nga Ministria e Brendshme Italiane, Prefektuara e Bashkia e qytetit të Romës.
Rreth 200 vidokamera të reja janë instaluar në zonën përreth mureve të Vatikanit e në qëndrën historike të qytetit. Mbi 2000 forca rendi i janë shtuar patrullimit të rrugëve të qytetit e kontrollit të objekteve me rëndësi strategjike. Rreth 2250 trupa të ushtrisë italiane i janë bashkuar planit të sigurisë së qytetit duke vënë nën mbikqyrje speciale stacionet e metrosë, rrugë e qëndra monumentale.
Prej mëngjesit të 6 dhjetorit qielli i Romës është shpallur No Fly Zone duke ndaluar fluturimin mbi qytet të avionëve të lehtë e praktikimin e masave antidronë. Deri më 9 dhjetor, pra një ditë pas nisjes Jublieut të Mëshirës e hapjes së Derës së Shenjtë në sheshin Shë Pietro në Vatikan, në të gjitha rrugët e kryeqytetit italain është ndaluar trasporti tregtar karburanteve, municioneve, lëndëve plasëse, gazeve toksikë. Jënë të ndalaur përdorimi i hedhjes së fishekzjrreve, i xhirimeve kinematografike e televizive që parashikojnë përdorimin e materialeve e lëndëve të tilla.
Në strukturat shëndetësore të Romës janë rezervuar shtretër e qëndra ndihme të shpejtë në rast të një situate krize.
Në Vatikan gjithcka është gati për nisjen e këtij Vitit të Shenjtë të Mëshirës. Rreth 1000 gazetarë nga e gjithë bota janë akredituar pranë zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë në ndjekje të këtij eventi madhështor.
Në ora 9.30 të mëngjsit të datës 8 dhejtor do të nis zyrtarisht Viti Jubilar i Mëshirës. Papa Francesku do të kërkoj hapjen e Derës së Shenjtë në Sheshin Shën Pietro të cilën do ta kapërcej i shoqëruar nga kardinalë, peshkopë, fetarë e besimtarë që me një procesion të ngadaltë do ta shoqërojnë deri në Varrin e Apustollit Pietro ku do të celebrohet dhe Mesha e Shenjtë.
Do të marrë pjesë në këtë event dhe Papa i Nderit Benedikti i XVI, Presidenti i Republikës italiane Serxhio Mattarella e trupa diplomatikë të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.
d46161c4-cb1e-4ed9-8d44-41c1f8ea60c1786efd3e-2d73-4b7d-a61e-8f29b2338102b168bd6d-638b-4a4f-a394-738c006dd708

No comments:

Post a Comment